Çuditë Gliha: FFK vendosi për lojtarët

17.11.2023

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka dhënë një deklaratë të çuditshme, por edhe shokuese. Slloveni tha se nuk ka qenë ai që ka vendosur për rastin e Edon Zhegrovës, i cili kishte reaguar rreth mos-ardhjes së tij te Kosova për ndeshjet e këtij muaji, duke theksuar se ai ka dashur të vijë për […]

Çuditë Gliha: FFK vendosi për lojtarët Foto: Ilustrim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka dhënë një deklaratë të çuditshme, por edhe shokuese.

Slloveni tha se nuk ka qenë ai që ka vendosur për rastin e Edon Zhegrovës, i cili kishte reaguar rreth mos-ardhjes së tij te Kosova për ndeshjet e këtij muaji, duke theksuar se ai ka dashur të vijë për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, por nuk ka mundur të vije edhe për atë ndaj Izraelit.

Në një intervistë për gazetarin Arlind Sadiku, Gliha tha se nuk ka qenë ky vendimi i tij.

Gliha gjithashtu shtoi: “E kam ftuar kundër Andorrës, kundër Izraelit, por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet”.

Në pyetjen se “a mendon se ky vendim do të duhej t’ju takonte juve”, Gliha u përgjigj shkurt: “Unë jam vetëm i punësuar në FFK”.