Bernard Berisha mbanë fjalën, vazhdonë ta mbështesë Kosovën

08.10.2020

Kombëtarja e Kosovës, sonte do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Me fillimin nga ora 20:45 ‘Dardanët’ do të zbarkojnë në stadiumin “Todor Proeski” ku do të luajn me skuadrën e Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi anësor, Bernard Berisha, i cili nuk u ftua nga kryetrajneri […]

Bernard Berisha mbanë fjalën, vazhdonë ta mbështesë Kosovën Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës, sonte do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Me fillimin nga ora 20:45 ‘Dardanët’ do të zbarkojnë në stadiumin “Todor Proeski” ku do të luajn me skuadrën e Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi anësor, Bernard Berisha, i cili nuk u ftua nga kryetrajneri zviceran për tri ndeshjet e ardhshme, ka reaguar me një status në facebook.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova zemra jonë. Forca djema, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.

Një fitore e mundshme në këtë takim do t’i  siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për t’u kualifikuar në ‘Euron 2020’ që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Ditë më parë, futbollisti i kombëtarës, Bernard Berisha, me anë të një video të publikuar në facebook ka thënë se ndeshja e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut është një ndeshje historike, gjithashtu ai ka thënë se po ndjehet i mërzitur për mos ftesën nga kryetrajneri por ai theksoi se vazhdonë ta mbështesë Kosovën, dhe një gjë e tillë nga ana e tij po ndodhë.