Bernard Berisha: Jam i mërzitur për mos ftesën, por do ta mbështes Kosovën

03.10.2020

Bernard Berisha është deklaruar për herë të parë për mos ftesën nga trajneri i Kosovës, Bernard Challanes, për ndeshjet e tetorit. Bernard Berisha ka postuar një video në në rrjetin e tij në facebook ku është deklaruar për ndeshjën e Kosovës me Maqedoninë, ai thotë se kjo ndeshje është historike për kombëtaren e Kosovës, por […]

Bernard Berisha: Jam i mërzitur për mos ftesën, por do ta mbështes Kosovën Foto: Ilustrim

Bernard Berisha është deklaruar për herë të parë për mos ftesën nga trajneri i Kosovës, Bernard Challanes, për ndeshjet e tetorit.

Bernard Berisha ka postuar një video në në rrjetin e tij në facebook ku është deklaruar për ndeshjën e Kosovës me Maqedoninë, ai thotë se kjo ndeshje është historike për kombëtaren e Kosovës, por mos ftesa e tij nga trajneri i Kosovës e ka mërzitur mirpo ai tregon se vazhdon ta mbështesë kombëtaren e Kosovës.

“Unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për mos ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, po ashtu dua të them se e pranoj vendim e trajnerit, duke marrë parasysh se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, ajo ndeshja kundër Maqedonisë, është një histori për shtetin e Kosovës, prandaj iu bëj thirrje gjithëve që ta mbështesim Kosovën, sepse djemtë që janë aty kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe vetëm të bashkuar besoj se mund t’ia dalim”, ka thënë Berisha.