Batatina tregon si e eliminoi Ballkanin dhe ka një mesazh për kundërshtarët e radhës

10.02.2021

Dje kanë nisur të zhvillohen ndeshjet e rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës. Në kuadër të Kupës së Kosovës gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ndeshja në mes të KF Llapit dhe FC Ballkanit. Klubi suharekas u mposht nga lojtarët e drejtuar nga Tahir Batatina, kështu edhe duke u eliminuar nga ky […]

Batatina tregon si e eliminoi Ballkanin dhe ka një mesazh për kundërshtarët e radhës Foto: Ilustrim

Dje kanë nisur të zhvillohen ndeshjet e rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Në kuadër të Kupës së Kosovës gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ndeshja në mes të KF Llapit dhe FC Ballkanit.

Klubi suharekas u mposht nga lojtarët e drejtuar nga Tahir Batatina, kështu edhe duke u eliminuar nga ky kompeticion.

U desh të zhvillohen edhe penalltitë për të përcaktuar fituesin, pasi 120 minutat e ndeshjes nuk sollën gola.

Pas ekzekutimit të pentlltive, Llapi fitoi me rezultat 4-3.

“E kemi vlerësuar lart Ballkanin për shkak se kishim përballë ekipin më të fortë në kampionat. E kemi pasur parasysh se do të jetë një ndeshje e vështirë por lojtarët i kryen me përgjegjësi detyruat dhe kalimi tutje është merita më e madhe e tyre.

Ne patëm mungesa por ia dolëm të kualifikohemi pasi nuk u dorëzuam për asnjë moment”, tha Batatina, i cili në këtë ndeshje ishte pa Bujar Idrizin e Ahmed Januzin.

“Fati nuk ishte në anën tonë sepse nuk është dashur të shkonim në penallti por golin gjatë ndeshjes na e mohoi tri herë shtylla. Do të punojnë shumë për ndeshjet e radhës pasi asnjëherë nuk do të jetë e lehtë.

Pas kësaj paraqitje, besoj se edhe në kampionat do të jemi ekip që do të marrim maksimumin”, ka deklaruar Batatina. 

Kujtojmë se sot do të zhvillohen ndeshjet e këtij kompeticioni me fillim prej orës 13:00. A&N – Flamurtari, Trepça’89 – Ferizaj, Istogu – Gjilani, Arbëria – Feronikeli.