Batatina flet për shortin kundër FC Ballkanit: Llapi ka shanca të mëdha të triumfoj në Kupë
Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës. Në këtë fazë pritet të ketë përballje shumë të forta, ku pa dyshim veçohen ndeshjet Prishtina – Drita dhe Llapi – Ballkani. Po […]
Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë pritet të ketë përballje shumë të forta, ku pa dyshim veçohen ndeshjet Prishtina – Drita dhe Llapi – Ballkani.
Po ashtu, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt.
Ndërsa trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina ka folur në lidhje për shortin kundër Ballkanit, ku ka thënë se nuk e ka pritur këtë ballafaqim.
“Vërtetë nuk e kam prit ballafaqimin me Ballkanin, por ky është futbolli dhe në shorte ndodhin gjëra të tilla”, tha fillimisht trajneri që më pas shtoi: “Llapi i ka gjasat shumë të mëdha që të triumfoj në Kupë”, ka thënë Batatina për GazetaOlle.
Batatina ka thënë shumë herë që synimi kryesor i Llapit do jetë fitimi i Kupës së Kosovës.