Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Feronikelit
Gjatë kësaj fundjave pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante. Nesër në kuadër të javës së 29-të zhvillohet ndeshja Ballkani-Feronikeli në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc me fillim prej orës 15:00. Ndeshja do të gjykohet nga Besfort Kasumi, i cili do të […]
Gjatë kësaj fundjave pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante.
Nesër në kuadër të javës së 29-të zhvillohet ndeshja Ballkani-Feronikeli në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc me fillim prej orës 15:00.
Ndeshja do të gjykohet nga Besfort Kasumi, i cili do të asistohet nga Fatlum Jashari, Gzim Mehmeti dhe gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat Ali Ajeti.
Për këtë përballje, sot suharekasit në drejtim të Bledi Shkëmbit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.
Kujtojmë se Ballkani ka 28 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 18 të fituara, 4 barazime dhe 6 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e dytë me 58 pikë.