Ballkani shkatërron La Fioritan si mysafir dhe i afrohet raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës

19.07.2022

Portokallezinjtë e mposhtën si mysafirë kampionin e San Marinos, La Fioritan, me shifrat 4:0, duke e kryer pothuajse çështjen e kualifikimit tutje qysh në ndeshjen e parë. Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 6-të me golin e Meriton Korenicës. Epërsinë e dyfishoi Albion Rrahmani në minutën e 23-të, teksa i njëjti lojtar realizoi edhe […]

Ballkani shkatërron La Fioritan si mysafir dhe i afrohet raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës Foto: Ilustrim

Portokallezinjtë e mposhtën si mysafirë kampionin e San Marinos, La Fioritan, me shifrat 4:0, duke e kryer pothuajse çështjen e kualifikimit tutje qysh në ndeshjen e parë. Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 6-të me golin e Meriton Korenicës.

Epërsinë e dyfishoi Albion Rrahmani në minutën e 23-të, teksa i njëjti lojtar realizoi edhe golin e tretë në minutën e 50-të.

Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Albin Berisha në minutën e 73-të.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”. Në rast kualifikimi në rrethin tjetër Ballkani do të luajë me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik.