Ballkani – Prishtina, zbulohen data dhe vendi i zhvillimit të lojës së Superkupës së Kosovës

19.12.2023

Ballkani dhe Prishtina do ta kenë një përballje kokë më kokë në Turqi në muajin e parë të vitit 2024. Kampioni aktual i Kosovës do të ballafaqohet me fituesen e Kupës së Kosovës, Prishtina në ndeshjen e Superkupën e Kosovës. Kjo ndeshje, e cila pritet të jetë spektakolare, do të luhet më 20 janar të […]

Ballkani – Prishtina, zbulohen data dhe vendi i zhvillimit të lojës së Superkupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Ballkani dhe Prishtina do ta kenë një përballje kokë më kokë në Turqi në muajin e parë të vitit 2024.

Kampioni aktual i Kosovës do të ballafaqohet me fituesen e Kupës së Kosovës, Prishtina në ndeshjen e Superkupën e Kosovës.

Kjo ndeshje, e cila pritet të jetë spektakolare, do të luhet më 20 janar të vitit që vjen në Antalya.

Rivaliteti mes dy klubeve është rritur kohëve të fundit, mbi të gjitha jashtë fushës së blertë për garën se cili është klubi më i madh në Kosovë.

Ekipet barazuan pa gola së fundmi në Suharekë në derbin e xhiros së 18-të të Superligës së futbollit.