Ballkani pret Dukagjinin në Suharekë – formacionet zyrtare

12.02.2022

Duke marrë paraysh garën për titull, po ashtu sigurimin e një vendi në Evropë si dhe mbijetesën do të jetë shumë e ashpër dhe se kështu pritet që të jetë edhe deri në fund të këtij sezoni të elitës së futbollit kosovar. Edhe zyrtarisht sot fillon stinori pranveror i Superligës së Kosovës, ku do të […]

Ballkani pret Dukagjinin në Suharekë – formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Duke marrë paraysh garën për titull, po ashtu sigurimin e një vendi në Evropë si dhe mbijetesën do të jetë shumë e ashpër dhe se kështu pritet që të jetë edhe deri në fund të këtij sezoni të elitës së futbollit kosovar.

Edhe zyrtarisht sot fillon stinori pranveror i Superligës së Kosovës, ku do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të.

Ndeshje tejet interesante pritet të jetë ajo mes FC Ballkanit dhe KF Dukagjinit, ku kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Stivi Frashëri, Armend Thaqi, Rrustem Hoxha, Egzon Sinani, Astrit Thaqi, Edvin Kuc (C), Kushtrim Gashi, Nazmi Gripshi, Meriton Korenica, Blend Baftiu, Ermal Krasniqi.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Hugo, Lindenberg, Basriu, Jashanica, Zhdrella, Carioca, Gashi, Merlaku (C), Chibueze.