Ballkani nuk e ndal hovin, vazhdon me fitore

30.11.2020

Lideri i Superligës, FC Ballkani, ka vazhduar trendin e fitoreve edhe në xhiron e 15-të Superligës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekës. Blend Baftiu dhe Mirlind Daku ishin dy golashënuesit që i siguruan Ballkanit fitoren e radhës . […]

Ballkani nuk e ndal hovin, vazhdon me fitore Foto: Ilustrim

Lideri i Superligës, FC Ballkani, ka vazhduar trendin e fitoreve edhe në xhiron e 15-të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekës.

Blend Baftiu dhe Mirlind Daku ishin dy golashënuesit që i siguruan Ballkanit fitoren e radhës .

Për mysafirët golin e nderit e ka shënuar Bahtiri.

Pas xhiros së 15-të, Ballkani mbetet lider me 35 pikë, i ndjekur nga Drita me 30 pikë në vendin e dytë.