Ballkani nis shitjen e biletave për përballjen evropiane ndaj Connah’s Quay
FC Ballkani ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj skuadrës së Connah’s Quay Nomads FC, në kuadër të UEFA Conference League.
Biletat mund të sigurohen nga sot në zyrën e klubit në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, duke filluar nga ora 15:00. Çmimet janë të ndara sipas tribunave:
Lindje: 3 euro
Perëndim: 5 euro
VIP: 10 euro
Klubi ka bërë të ditur se nga dita e nesërme biletat do të jenë në dispozicion nga ora 09:00 deri në ora 18:00.
Ballkani ka ftuar tifozët që të jenë pjesë e kësaj sfide të rëndësishme evropiane dhe të mbështesin skuadrën nga tribunat e stadiumit.
“Siguroni biletën tuaj dhe ejani ta përkrahim së bashku Ballkanin”, ka shkruar klubi në njoftimin e tij. 🖤🧡Ndeshja Ballkani – Connah’s Quay zhvillohet në kuadër të garave të UEFA Conference League, ku kampioni nga Suhareka synon të vazhdojë rrugëtimin në arenën ndërkombëtare.
