Ballkani nesër luan në shtëpi, përballet me KF Prishtina e Re në stadiumin e qytetit në Suharekë
05.12.2025
Klubi i futbollit FC Ballkani ka bërë të ditur se ndeshja e ardhshme e kampionatit do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Fansat dhe tifozët e klubit ftohen të mbështesin ekipin në këtë përballje vendimtare dhe të shijojnë atmosferën e një ndeshjeje në shtëpi.
FC Ballkani ka njoftuar se ndeshja me KF Prishtina e Re do të filloj në ora 13:00.

Klubi ka bërë të ditur se përgatitjet për ndeshjen janë në përfundim, ndërsa lojtaret janë të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë.
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, ku tifozët presin performancë të lartë nga ekipi i tyre i zemrës.