Ballkani në derbin ndaj Dritës një “eksploziv” që nuk e kishim parë në futbollin tonë!
Demolim total. Sulme nga të gjitha anët. Aksione nga krahët, vertikalizime nga qendra dhe goditje nga distanca. Ballkani ishte i papërmbajtshëm në pjesën e dytë ndaj Dritës, duke bërë një prej paraqitjeve më “eksplozive” që kemi parë nga një ekip në vitet e fundit në futbollin kosovar. Dy gola, dy shtylla dhe pritje pafund nga […]
Foto: Ilustrim
Demolim total. Sulme nga të gjitha anët. Aksione nga krahët, vertikalizime nga qendra dhe goditje nga distanca.
Ballkani ishte i papërmbajtshëm në pjesën e dytë ndaj Dritës, duke bërë një prej paraqitjeve më “eksplozive” që kemi parë nga një ekip në vitet e fundit në futbollin kosovar.
Dy gola, dy shtylla dhe pritje pafund nga Faton Maloku, por cilat ishin statistikat në numra të pjesës së dytë?
Redaksia ka nxjerrë statistikat e plota, ku në 45-minutëshin e dytë Ballkani ka bërë plot 10 tentime për gol.
Tetë goditje ishin në kornizën e portës, ndërsa vetëm dy prej tyre jashtë saj.
Përpos ofanzivës totale, statistikat tregojnë edhe dicka tjetër: nivelin teknik të suharekasve, të cilët në 80% të tentimeve kanë gjetur kuadratin, raporton GazetaOlle
Në anën tjetër, Drita në pjesën e dytë bëri dy goditje në portë dhe dy jashtë saj, që të gjitha të rrezikshmërisë së ulët.
Gjilanasit e vuajtën shumë presingun e lartë të Ballkanit dhe aksionet e shpejta të vendësve nga krahët.
Zëvendësimet e Ardian Nuhiut nuk e dhanë efektin e tyre, pasi që Drita ishte gjatë gjithë kohës inferior në fushë, në përjashtim të minutave të fundit kur Ballkani kishte avantazhin e dyfishtë.
“Arkitekti” i këtij Ballkani të fuqishëm është Ismet Munishi, pasi që dora e tij shihet qartë në të gjitha elementet e “furisë portokallezi”.
Ai u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Ishte një ndeshje e mirë dhe referimi ishte i mirë. Ne e dinim rëndësinë dhe kemi vrapuar shumë për ta arritur këtë fitore”, deklaroi Munishi.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Skuadrat tjera kanë probleme ta përballojnë tempon tonë dhe kjo u pa sot”.
“Po e shijojmë momentin dhe nuk po mendojmë për asgjë tjetër përveç se ndeshje pas ndeshje. Nuk kemi aspak presion”, vazhzdoi ai.
Në xhiron e 22, Ballkani është mysafir i Flamurtarit në kryeqytet.
Takimi zhvillohet të hënën në stadiumin e kuqezinjve.
Me një pikë apo me fitore, Ballkani e siguron vendin e parë për fazën e dytë të kampionatit.
Kjo ia mundëson ekipit portokallezi ta zhvillojë në Suharekë takimin e fundit të këtij edicioni në Superligë./Gazeta Olle/