Ballkani mposht Prishtinën, shkëlqen Ermal Krasniqi

24.10.2021

Ballkani ka marrë pikët e plota në duel me skuadrën prishtinase në garën për titull të kampionit. Djali nga Terpeza e Malishevës, ka shënuar një gol dhe ka asistuar në golin e parë në fitoren e madhe të skuadrës së Bekim Isufit. Solomon (58’), zhbllokoje ndeshjen pas asistimit perfekt te Ermal Krasniqit, derisa ky i […]

Ballkani mposht Prishtinën, shkëlqen Ermal Krasniqi Foto: Ilustrim

Ballkani ka marrë pikët e plota në duel me skuadrën prishtinase në garën për titull të kampionit.

Djali nga Terpeza e Malishevës, ka shënuar një gol dhe ka asistuar në golin e parë në fitoren e madhe të skuadrës së Bekim Isufit.

Solomon (58’), zhbllokoje ndeshjen pas asistimit perfekt te Ermal Krasniqit, derisa ky i fundit i dha goditjen e fundit Prishtinës, në minutën e 71-të duke realizuar një super-gol për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitët në krye të tabelës me 21 pikë të tubuara, derisa Prishtina renditet e pesta me vetëm 13 pikë të grumbulluara. /RTKLive/