Ballkani i pandalshëm, vazhdon të jetë lider i Superligës, renditja tabelare pas xhiros së 22-të

  • 28.02.2022
Ballkani i pandalshëm, vazhdon të jetë lider i Superligës, renditja tabelare pas xhiros së 22-të

Gjatë fundjavës që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e priti Ballkanin në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat minimal 0-1, ku me këtë fitore mysafirët e kanë ‘forcuar’ vendin e parë, kështu duke ikur dy pikë larg nga vendi i dytë.


Po ashtu, gjatë kësaj xhiro u zhvillua edhe ndeshje në mes të Prishtinës dhe Gjilanit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë,

Pas një ndeshje dramatike me shumë shanse për të shënuar, kjo ndeshje pothuajse në minutat e fundit mori kahje ndryshe, kështu duke barazuar rezultatin Prishtina në 2-2.

Gjilanasit ishin në epërsi prej 2:0 me golat e realizuar nga Gerhard Progni e Arbër Prekazi, mirëpo prishtinasit arritën të barazojnë shifrat në fund të ndeshjes me golat e Otto John dhe Endrit Krasniqi. Pas këtij barazimi Gjilani mbetet në pozitën e dytë, me 43 pikë, dy më pak se Ballkani, derisa Prishtina renditet e gjashta me 26 pikë.

Gjithashtu, në këtë xhiro u zhvilluan edhe ndeshjet si Llapi ndaj Malishevës, ku llapjanët shënuan fitore me rezultat të thellë 3-0. Po ashtu, Ulpiana shënoi fitore ndaj Drenicës me rezultat 3-1 dhe takimi mes Feronikelit dhe Dukagjinit ishte interesant, ku Dukagjini triumfoi me rezultat 0-3.

Pas përfundimit të xhiros së 22-të, në vendin e parë vazhdon të jetë Ballkani i Ilir Dajës me 45 pikë, në vendin e dytë Gjilani i Ismet Munishit me 43 pikë, ndërsa në vendin e tretë Drita me 41 pikë.

Kurse në vendin e 4-të renditet Llapi me 39 pikë, Drenica në të 5-in me 28 pikë, ndërsa në vendin e 6-të Prishtina me 26 pikë.

Në vendin e 7-të renditet Malisheva me 23 pikë, Ulpiana në atë të 8-in me 22 pikë, në të 9-të Dukagjini me 21 pikë dhe në të fundit (10-të) Feronikeli me 11 pikë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë