Ballkani i ‘pamposhtur’ fiton edhe ndeshjen e tretë miqësore, kësaj here ndaj Vorskla Poltava

Ballkani ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në takimet miqësore.
Suharekasit këtë herë ia dolën të triumfojnë përballë ukrainasëve të Vorskla Potlavës.
Takimi përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës suharekase.
Goli i parë u shënua nga Vorskla Potlava nga Kostenko, ndërsa pastaj luanët e Bledi Shkëmbit shënuan dy herë për ta fituar këtë duel miqësor.
Mirlind Daku barazoi shifrat në pjesën e parë, e pastaj Arbër Hoxha realizoi nga penalltia për fitoren e portokallinjëve.