Ballkani – Drenica, delegohen gjyqtarët për ndeshjen e Superligës
Do të luhen ndeshje tejet interesante, ku dueli kryesor zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave. Përballje e rëndësishme zhvillohet të dielën në mes të Ballkanit dhe Drenicës. Takimi mes Ballkanit dhe Drenicës do të zhvillohet nesër, në stadiumin e qytetit në Suharekë me […]
Do të luhen ndeshje tejet interesante, ku dueli kryesor zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.
Përballje e rëndësishme zhvillohet të dielën në mes të Ballkanit dhe Drenicës.
Takimi mes Ballkanit dhe Drenicës do të zhvillohet nesër, në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00.
Drejtësia në këtë takim në Suharekë i është ndarë gjyqtarit Alban Shala.
Ndërkaq, asistentë të Shalës do të jenë Granit Hyseni, Arbnor Bullatovci dhe gjyqtar i katërt do të jetë Besfort Kasumi.
Kurse në VAR do të jetë Visar Kastrati, në AVAR Fatmir Sekiraqa, operator Naser Krasniqi, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmendi dhe delegat Liridon Poroshtica.