Ballkani blindon dy yjet e skuadrës, Gripshi e Korenica i mbesin besnik kampionit edhe për tri vite

17.05.2022

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja qysh tani ka filluar që t’i blindojë yjet e skuadrës. Suharekasit kanë arritur që të blindojnë dy mesfushorët e tyre më të mirë Meriton Korenicën si dhe Nazmi Gripshin me kontrata afatgjate. Korenica dhe Gripishi kanë vazhduar kontratat me Ballkanin deri në verën e vitit 2025. Një gjë […]

Ballkani blindon dy yjet e skuadrës, Gripshi e Korenica i mbesin besnik kampionit edhe për tri vite

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja qysh tani ka filluar që t’i blindojë yjet e skuadrës.

Suharekasit kanë arritur që të blindojnë dy mesfushorët e tyre më të mirë Meriton Korenicën si dhe Nazmi Gripshin me kontrata afatgjate.

Korenica dhe Gripishi kanë vazhduar kontratat me Ballkanin deri në verën e vitit 2025.

Një gjë të tillë për rinovimin e kontratave e ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

LEXO EDHE:  FC Ballkani reagon për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

Njoftimi i plotë nga klubi:

Të dashur tifozë 𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗘̈𝗧 𝗡𝗮𝘇𝗺𝗶 𝗚𝗿𝗶𝗽𝘀𝗵𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗠𝗲𝗿𝗶𝘁𝗼𝗻 𝗞𝗼𝗿𝗲𝗻𝗶𝗰𝗮 i 𝗾𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗯𝗲𝘀𝗻𝗶𝗸 𝗙𝗖 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗞𝗔𝗡𝗜𝗧 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝟯𝗩𝗶𝘁𝗲. Klubi ynë i dëshiron shumë suksese me fanellën portokalli. Së bashku marshojmë drejt shumë sukseseve tjera. Na priftë e mbara Suharekë.

Etiketat