Baftiu i Ballkanit kryeson listën, ja golashënuesit më të mirë të Superligës
Xhiro e 21-të në elitën e futbollit kosovar ende nuk ka përfunduar, por kandidatët për “Këpucën e Artë” tashmë i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre. Blendi Bafftiu vazhdon të qëndrojë në krye të golashënuesve më të mirë, falë edhe golit të realizuar në duel me Dritën. Mesfushori kryeqytetas numëron tashmë 11 gola dhe ndiqet nga…
Xhiro e 21-të në elitën e futbollit kosovar ende nuk ka përfunduar, por kandidatët për “Këpucën e Artë” tashmë i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre.
Blendi Bafftiu vazhdon të qëndrojë në krye të golashënuesve më të mirë, falë edhe golit të realizuar në duel me Dritën.
Mesfushori kryeqytetas numëron tashmë 11 gola dhe ndiqet nga Arb Manaj, sulmuesi i Trepçës ’89, i cili gjithashtu realizoi në këtë xhiro.
Manaj realizoi në përballjen me Llapin nga pika e bardhë, njëherit ky ishte goli i katërt për sulmuesin nga Klina që realizon nga 11-të metërshi.
Falë dy golave të realizuar në duel me Feronikelin, tashmë garës për “Këpucën e Artë” i është bashkuar edhe emri i Fiton Hajdarit.
Në fakt gjilanasit kanë tre futbollistë në listën e golashënuesve më të mirë me nga tetë gola.
Nga tetë gola kanë realizuar edhe Ahmed Januzi i Prishtinës dhe Kastriot Rexha i Dritës.
Lista e golashënuesve më të mirë:
Blendi Baftiu 11 gola
Arb Manaj 11 (4 nga penaltia)
Betim Haxhimusa 9
Fiton Hajdari 8 (2 nga penaltia)
Gerhard Progni 8
Tomislav Busiç 8 (1 nga penaltia)
Ahmed Januzi 8 (2 nga penaltia)
Kastriot Rexha 8 – 5 gola nga KF Feronikeli
Shend Kelmendi 7
Arber Hoxha 6 (1 nga penaltia)
Harmon Gbowea 6
Mendurim Hoti 6
Jean Da Silva 6 (2 nga penaltia)