Gjilani do të dimërojë në pozitën e parë në renditje, duke iu falënderuar fitores si mysafir ndaj liderit të para kësaj jave, Ballkanit, me rezultat 1:0.
Deri te arkëtimi i tre pikëve tejet të rëndësishme gjilanasit erdhën në saje të supergolit të Gerhard Prognit, në minutën e 75-të, me gjuajtje të forte nga rreth 20 metra. Ky ishte goli i 12-të i Prognit në këtë edicion, teksa Gjilani e mbyll stinorin vjeshtor me 35 pikë, me një pikë më shumë se rivali lokal, Drita, përkatësisht 2 më shumë se Ballkani, që tashmë renditet i treti.