Albi Mall Superliga e Kosovës, sot zhvillohen dy lojë

12.11.2022

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 17 e Albi Mall Super Liga e Kosovës, ku do të zhvillohen pesë ndeshje. Dy ndeshje do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, ndërsa tri të tjera gjatë ditës së dielë. Sot Prishtina është nikoqir i Drenicës me të cilën do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina dhe Drenica, […]

Albi Mall Superliga e Kosovës, sot zhvillohen dy lojë Foto: Ilustrim

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 17 e Albi Mall Super Liga e Kosovës, ku do të zhvillohen pesë ndeshje.

Dy ndeshje do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, ndërsa tri të tjera gjatë ditës së dielë.

Sot Prishtina është nikoqir i Drenicës me të cilën do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina dhe Drenica, të dy këto skuadra kanë për qëllim rikthimin tek fitoret, pasi që Prishtina ka tre humbje së fundmi nga Malisheva, ndërsa Drenica ka katër sfida pa fituar dhe ka mbetur në vendin e parafundit në tabelë.

Poashtu, ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Trepçën ’89.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë nga fitoret në mesjavë dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.

Të dy ndeshjet, si ajo në kryeqytet ashtu edhe ajo në Klinë fillojnë nga ora 13:00.