Aksionari i Rapid Bukureshtit për Albion Rrahmanin: Ai është i vetmi që dua të mos të shënoj sonte kundër Kosovës

12.09.2023

Një nga aksionarët e Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu ka thënë në GSP Live se nuk dëshiron që Albion Rrahmani, sulmuesi kosovar i klubit rumun, të shënojë në portën e kombëtares së Rumanisë në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës. Kosova perballet me Rumaninë me fillim nga ora 20:25 në “Arena Nationale” në kuadër të ndeshjes së gjashtë të […]

Aksionari i Rapid Bukureshtit për Albion Rrahmanin: Ai është i vetmi që dua të mos të shënoj sonte kundër Kosovës Foto: Ilustrim

Një nga aksionarët e Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu ka thënë në GSP Live se nuk dëshiron që Albion Rrahmani, sulmuesi kosovar i klubit rumun, të shënojë në portën e kombëtares së Rumanisë në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës.

Kosova perballet me Rumaninë me fillim nga ora 20:25 në “Arena Nationale” në kuadër të ndeshjes së gjashtë të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.

Albion Rrahmani, sulmuesi i transferuar nga Baallkani te nga Rapidi këtë verë, në këmbim të 600 mijë eurove, është thirrur nga përzgjedhësi Primoz Gliha për ndeshjet me Zvicrën (2-2) dhe Rumaninë. Në ndeshjen kundër zviceranëve ishte zëvendësues i papërdorur.

Djaloshi nga Podujeva e nisi shumë mirë aventurën e tij në Rumani, duke shënuar 4 gola në dy ndeshje të Superligës dhe rumunët ia kanë frikën në ndeshjen e sotme.

“Mendoj se kombëtarja e Kosovës ka lojtarë më të mirë se ata të Izraelit. Po flasim për kuotën dhe ekipin. Zoti na ruajt. Rrahmani, dy gola! Sinqerisht, është e vetmja ndeshje ku nuk dua që ai të shënojë”, ka thënë fillimisht Angelescu.

“Të gjithë jemi rumunë, të mos bëjmë shaka. Po, ai është lojtari ynë dhe i urojmë të gjitha të mirat, por më pak në këtë ndeshje. Sinqerisht, unë nuk dua shumë që ata të mundin Rumaninë dhe nuk dua që ta bëjnë Rrahmanin për të shënuar”.

“Përndryshe, dua të shënoj në çdo ndeshje tjetër. Dua që ata të luajnë kundër Zvicrës, kundër Izraelit. Unë dua shumë që të fitojmë me Kosovën dhe të shkojmë edhe në një turne të madh. Dhe nëse do të shkonim në një turne, nuk mendoj se do t’i vendosnim vetes një objektiv, të arrijmë në “çerek” apo gjysmëfinale”, përfundoi Angelescu.