Ajaxi kërkon kundërshtar për miqësore, klubi kosovar i uron mirëseardhje

09.06.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e futbollit evropian. Pas përfundimit të këtij sezoni, së shpejti fillon afati kalimtar i verës ku klubet kanë mundësi shitjen apo transferimin e lojtarëve. Klubet tashmë kanë konfirmuar se janë duke bërë përgatitjet për ndeshjet miqësore njëashtu edhe për edicionin 2021/22. Poashtu edhe skuadra holandeze, Ajax ka konfirmuar se […]

Ajaxi kërkon kundërshtar për miqësore, klubi kosovar i uron mirëseardhje Foto: Ilustrim

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e futbollit evropian.

Pas përfundimit të këtij sezoni, së shpejti fillon afati kalimtar i verës ku klubet kanë mundësi shitjen apo transferimin e lojtarëve.

Klubet tashmë kanë konfirmuar se janë duke bërë përgatitjet për ndeshjet miqësore njëashtu edhe për edicionin 2021/22.

Poashtu edhe skuadra holandeze, Ajax ka konfirmuar se do të fillojë përgatitjet për ndeshjet miqësore si dhe për edicionin e ardhshëm 2021/22, ku ndeshjet miqësore mund të zhvillohet me lojtarët që nuk janë thirrur për Kampionatin Evropian “EURO 2020” apo Kupën e Amerikës.

Ajaxi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka pyetur: “Kush është për një ndeshje miqësore këtë verë?”.

E për këtë është interesuar kampioni i Kosovës, FC Prishtina duke u replikuar në postim: “Ju jeni të mirëseardhur në çdo kohë”.

Kujtojmë se FC Prishtina është shpallur kampione e Superligës së Kosovës në edicionin 2020/21 pasi që u pozicionua në vendin e parë me 78 pikë duke lënë pas Dritën me 76 pikë dhe Ballkanin me 74 pikë.

Poashtu dje është hedhur shorti për ndeshjet parakualifikuese në Champions League, ku Prishtina do të ndeshjet me Folgoren e San Marinos.