Zjarrfikësit e Suharekës organizojnë ushtrim të suksesshëm me punëtorët e fabrikës “Newko Ballkan”
Në një tentim për të rritur gatishmërinë në rast të emergjencave, Njesa e Zjarrfikësve të Suharekës ka organizuar një ushtrim të simuluar të zjarrit në fabrikën “Newko Ballkan”.
Ushtrimi kishte për qëllim të vlerësojë efektivitetin e procedurave të emergjencës dhe bashkëpunimin midis zjarrfikësve dhe stafit të fabrikës.
Simulimi i zjarrit u zhvillua në mënyrë të koordinuar, duke përfshirë aktivizimin e ekipeve të zjarrfikësve. Punëtorët e fabrikës u orientuan nga stafi i zjarrfikësve në lidhje me procedurat e evakuimit dhe u mësuan se si të përdorin pajisjet e mbrojtjes personale.
Gjatë ushtrimit, zjarrfikësit demonstruan përdorimin e aparateve të zjarrfikjes. Gjithashtu, ata ofruan ndihmë të parë një punëtori që ishte “lënduar” gjatë simulimit, duke treguar rëndësinë e reagimit të shpejtë në situata të tilla.
Ky ushtrim është një dëshmi e angazhimit të Njësisë së Zjarrfikësve për të siguruar sigurinë e qytetarëve dhe të bizneseve në komunën e Suharekës.