Suharekë, furnizimi me ujë i ndërprerë për shkak të defektit në Reshtan
15.08.2025
Banorët e Suharekës po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e një defekti teknik në stacionin e pompave në fshatin Reshtan.
Sipas njoftimit nga Hidroregjioni Jugor, furnizimi me ujë nuk do të jetë i rregullt deri në momentin që defekti të riparohet dhe pompat të aktivizohen sërish.
Në njoftim theksohet se ekipet e kompanisë janë angazhuar maksimalisht për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur, me synimin për të rikthyer normalizimin e furnizimit.
Hidroregjioni Jugor ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kësaj periudhe.