Publikohen të dhënat mbi numrin e viktimave dhe vlerën e dëmeve të luftës në Kosovë

19.12.2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, duke përfshirë edhe të dhënat e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Publikohen të dhënat mbi numrin e viktimave dhe vlerën e dëmeve të luftës në Kosovë

Të dhënat reflektojnë humbjet njerëzore dhe ekonomike të përjetuara nga ekonomitë familjare në nivel vendi.

Sipas të dhënave të publikuara, lufta ka marrë një numër të madh viktimash:

Të vrarë: Gjithsej janë 11,417 persona (Meshkuj: 9,630 , Femra: 1,787)

Të zhdukur: Numri i të zhdukurve arrin në 1,047.

Të plagosur: Gjithsej janë raportuar 6,682 të plagosur.

Të burgosur: ASK-ja ka bërë të ditur se janë 3,312 persona të burgosur gjatë periudhës së luftës.

Përveç humbjeve njerëzore, lufta ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Sipas ASK-së:

Janë regjistruar gjithsej 154,272 ekonomi familjare që kanë pësuar dëme në pronë.

Dëmet totale ekonomike kapin shifrën prej 5,081,493,000 euro, të ndara sipas kategorive:

Deri në 10,000 euro: 30,787 ekonomi familjare

Nga 10,000 deri në 20,000 euro: 26,791 ekonomi familjare

Nga 20,000 deri në 40,000 euro: 30,330 ekonomi familjare

Mbi 40,000 euro: 66,364 ekonomi familjare

ASK-ja ka vënë në pah edhe dëmet e tjera që lidhen me pasojat psikologjike, dhunën dhe torturat, ku janë regjistruar 193,765 raste të tjera.

Burimi: ASK

Etiketat

Ofertat e fundit