KEDS njofton për punime, të hënën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 8 orë pa furnizim me energji elektrike

14.04.2024

KEDS ka njoftuar se të hënën më 15 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton për punime, të hënën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 8 orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 17:00, raporton SuharekaOnline.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gjinovci  (kodi: 32000003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

 * * * 

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Studenqani 2  (kodi: 32000024) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi Enisi, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka, Pompat e ujit: Studençan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Arsyeja: Projekte investive, lëshimi i rrjetit të ri të tensionit të mesëm nën tension dhe projekti Studençani 2.