KEDS njofton për punime, të hënën disa fshatra të Suharekës mbesin 8 orë pa furnizim me energji elektrike

01.11.2024

KEDS ka njoftuar se të hënën më 4 nëntor do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë [04.11.2024] në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 17:00, raporton SuharekaOnline.

LP 10kV J07 Peqani (kodi: 32000007) nga ora 09:00 deri 17:00. Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetishtë, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P. Kroni Bllacë dhe Pompat e benzinës Bes co.

*Arsyeja: Montimin e lidhëseve  sipas projektit investiv.