KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa furnizim me energji elektrike

15.02.2024

KEDS ka njoftuar se të premtën më 16 shkurt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Suharekës.

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00 , raporton SuharekaOnline.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Gelanca (kodi: 32000021) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fshati Gelancë, bizneset dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjese e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan dhe një pjesë e rr. Therandë- Prizren.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, shtregimi i përçuesve, përforcimi i shtyllave të lakuara.