Gjykata e Suharekës hap 10 vende për praktikantë, aplikimet deri më 23 dhjetor 2025

17.12.2025

Gjykata Themelore ka njoftuar se ka hapur konkurs për mundësi praktike në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe në degët e saj në Suharekë dhe Dragash, duke ofruar hapësirë për të rinjtë që dëshirojnë të fitojnë përvojë profesionale në sistemin e drejtësisë.

Gjykata e Suharekës hap 10 vende për praktikantë, aplikimet deri më 23 dhjetor 2025 Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, në Gjykatën Themelore të Prizrenit janë hapur 20 vende për praktikë, në degën në Suharekë janë në dispozicion 10 pozita, ndërsa në degën në Dragash janë hapur 5 pozita për praktikantë, transmeton SuharekaOnline.

Afati për aplikim është i hapur deri më 23 dhjetor 2025, ndërsa kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda këtij afati. Të drejtë aplikimi kanë kandidatët që plotësojnë këto kritere:

  • Diplomë e Fakultetit Juridik, program studimi 4-vjeçar apo 240 kredi ECTS, ose Master;
  • Njohuri të përgjithshme për organizimin e sistemit gjyqësor, respektivisht të Gjykatës Themelore;
  • Aftësi për përpilimin me shkrim të akteve juridike dhe ligjore, si dhe shkathtësi të mira komunikimi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme:

  • Diploma e Fakultetit Juridik (e vlefshme në Republikën e Kosovës);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Certifikata nga evidenca penale, e lëshuar nga Gjykata;
  • Certifikata të tjera që dëshmojnë përgatitjen profesionale të kandidatit.

Kushte të përgjithshme

Nga Gjykata bëhet e ditur se, në parim, gjatë periudhës së shërbimit të praktikës, praktikantët nuk do të kompensohen financiarisht.

Detyrat e praktikantëve

Sipas përshkrimit zyrtar, praktikantët do të angazhohen në këto detyra:

  • Ndihmojnë në zyrat e Administratës në pranimin, regjistrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të lëndëve dhe dosjeve;
  • Angazhohen në Zyrën e Administratës dhe departamentet përkatëse në menaxhimin e përgjithshëm të lëndëve;
  • Ndihmojnë në Zyrën e Gjyqtarëve, në punët që kanë të bëjnë me pranimin, regjistrimin dhe menaxhimin e lëndëve, si dhe në përpilimin e akteve juridike;
  • Kryejnë detyra në zyrat e caktuara sipas radhës, përfshirë punën me palë dhe ofrimin e shërbimeve në sportelet e administratës;
  • Kryejnë edhe detyra të tjera, sipas organizimit të Gjykatës dhe Administratës.

Gjykata Themelore fton të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të caktuar, duke theksuar se kjo praktikë përbën një mundësi të vlefshme për përvojë profesionale dhe avancim në fushën juridike.

Shënim shtesë: Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënimetë sakta, aplikacionet nuk do të shqyrtohen. Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në
aplikacion, kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin mbrapa.
Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësie mund të dërgoni pyetje në e-mailin: gjthprizren@rksgov.net

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More