135 shkurorëzime në Kosovë gjatë qershorit, 2 raste të regjistruara në Suharekë
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, gjithsej 776 çifte në Kosovë kanë përfunduar martesën e tyre, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Vetëm në muajin qershor janë regjistruar 135 raste shkurorëzimesh, duke shënuar një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin maj.
Sipas shpërndarjes komunale për qershorin, më së shumti raste shkurorëzimesh u regjistruan në Pejë (17 raste), të pasuara nga Prizreni (14 raste) dhe Ferizaji (13 raste). Në Suharekë janë regjistruar 2 raste, duke e renditur komunën ndër ato me numër më të ulët shkurorëzimesh për këtë muaj.
ASK thekson se këto shifra tregojnë një trend në rritje të shkurorëzimeve në nivel vendi, ndërsa krahasimet mujore reflektojnë luhatje, por me prirje drejt rritjes së dukurisë.