Sllovenia ndalon importin e specave nga Shqipëria për shkak të pesticideve mbi normë

01.10.2025

Autoritetet sllovene kanë bllokuar një sasi specash me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike kanë treguar praninë e lëndëve të dëmshme mbi normat e lejuara.

Sllovenia ndalon importin e specave nga Shqipëria për shkak të pesticideve mbi normë Foto: Ilustrim

Sipas sistemit të gjurmimit, në këto produkte janë gjetur pesticide si “acetamiprid, formetanate dhe flonicamide”, të cilat konsiderohen rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve. Ekspertët theksojnë se përdorimi i këtyre substancave në përqendrime të larta mund të ketë pasoja serioze për organizmin, prandaj rekomandohet që të mos konsumohen.

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Slloveni kanë bërë të ditur se produktet e bllokuara nuk do të lejohen të qarkullojnë në treg, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të rregulloreve ndërkombëtare për mbetjet e pesticideve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More