SPAK i lëshohet gazetarëve, masë ndaluese për Artan Hoxhën dhe Elton Qynon

para 9 dite

Gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën masa sigurie.

SPAK i lëshohet gazetarëve, masë ndaluese për Artan Hoxhën dhe Elton Qynon

Burime të mediave në Shqipëri bëjnë me dije se ndaj Hoxhës është vendosur masa “arrest në shtëpi”, ndërsa Qyno është lënë “nën masën” e detyrimit të paraqitjes.

Detajet e këtij vendimi janë ende të panjohura, por nuk përjashtohet mundësia që të lidhen me punën e tyre si gazetarë.

Artan Hoxha është një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative në Shqipëri, i njohur për shkrimet por edhe deklaratat e tij lidhur me shumë grupe kriminale, vrasës me pagesë dhe publikimin e materialeve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, ku ai personalisht ka qenë disa herë.

LEXO EDHE:  Shqipëri, SPAK-u ka kryer 150 milionë euro sekuestrim dhe konfiskim pronash prej korrupsionit dhe krimit të organizuar

Po ashtu, Elton Qyno është paraqitur disa herë në SPAK, si dhe i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje mbi disa publikime për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Etiketat