Zbut lëkurën dhe largon skuqjet – trajtimi i thjeshtë me dy përbërës

Lëkura e mirë dhe e butë tregon për një shëndet të mirë të të gjithë organizmit.

Për ta pasur atë gjatë gjithë jetës mund të themi se gjenetika luan një rol të rëndësishëm, por edhe faktorë të tjerë siç është përkujdesja ndaj saj apo faktorët e jashtëm atmosferikë e stili i jetesës.

Në përkujdesjen ndaj lëkurës është folur shumë, por në këtë artikull tregohet një nga mënyrat më të shëndetshme të trajtimit të saj fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Do ju duhen vetëm dy përbërs të cilët janë aloe vera dhe vaji i kokosit.

Kjo mënyrë e përgatitjes së tyre si një trajtim fytyre do ju ndihmojë të largoni djegiet nga dielli, papastërtitë dhe do ta lërë fytyrën të butë e të hidratuar.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Përbërësit

65 gr xhel aloe vera

30 ml vaj kokosi

Vaj esencial limoni apo portokalli sipas dëshirës

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen dhe aplikimine këtij trajtimi si fillim sigurohuni që lëkura juaj është e pastër.

Lajeni atë mirë me ujë të vakët duke përfshirë në këtë proces edhe qafën.

Më pas vazhdoni me përgatjten e trajtimit, duke përzier në një enë qelqi xhelin e aloe verës dhe vajin e kokosit derisa të formohet një masë kompakte dhe e lëngëshme.


Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak vaj esencial limoni apo portokalli për aromë më të mirë dhe për më shumë veti përtharëse të trajtimit mbi lëkurë.

Të gjithë masën aplikojeni me duar duke masazhuar mbi fytyrë dhe qafë me lëvizje të buta rrethore.

Lëreni të veprojë përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni me ujë të vakët.

Këtë trajtim mund ta kryeni një her në javë ose sa herë që shikoni se fytyra juaj është e skuqur, e ashpër dhe e lodhur.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.