Tri shenja në lëkurë që mund të tregojnë sëmundje të zemrës, kontrolloni nëse jeni në rrezik!

28.01.2024

Disa nga simptomat e sëmundjeve të zemrës janë të lehta për t’u njohur, si dhimbja në gjoks, e cila shpesh shfaqet si shenjë e një ataku në zemër.

Tri shenja në lëkurë që mund të tregojnë sëmundje të zemrës, kontrolloni nëse jeni në rrezik! Foto: Ilustrim

Por ka edhe shenja të tjera që mund të tregojnë sëmundje të zemrës, të cilat nuk janë edhe aq të njohura.

Dermatologu Dr. Dustin Portela ndau në rrjetin social TikTok shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje, të cilat mund të tregojnë praninë e sëmundjeve të zemrës ose një rrezik të shtuar nga sëmundjet e zemrës, transmeton britanikja “Express”.

Duke iu drejtuar ndjekësve të tij, Dr. Portela tha:

– A e dini se dermatologët janë të trajnuar për të kërkuar shenja në lëkurë për t’u treguar pacientëve se kanë sëmundje të zemrës? Këto pak shenja mund të tregojnë një rrezik të shtuar ose fillimin e sëmundjeve të zemrës.

Dr. Portela ka veçuar tre shenja në lëkurë që duhet t’i kushtoni vëmendje. Bëhet fjalë për ënjtje të këmbëve, trashje të majave të gishtave dhe shenjën e Frankut, pra një palosje diagonale në llapën e veshit.

Simptoma e parë që duhet kushtuar vëmendje është e ashtuquajtura edemë bilaterale. Bëhet fjalë për ënjtje të të dyja këmbëve, të cilat mund të tregojnë insuficiencë kardiake. Ky problem shëndetësor ndodh kur dhoma e poshtme e zemrës ndalon së pompuari gjakun.

Gishtat me maje të trashë janë në fakt gishta të fryrë në mollëza, me thonj të lakuar poshtë, kështu që duken si një lugë me kokë poshtë. Gjithashtu, thonjtë mund të jenë të butë, të lagësht dhe të ngrohtë në prekje. Kjo pamje e gishtërinjve dhe thonjve mund të tregojë sëmundje të zemrës ose sëmundje të mushkërive.