Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

14.03.2022

Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vitaminat dhe sëmundjet e zemrës Sipas të dhënave, një studim i veçantë tregoi se vitamina E […]

Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën Foto: Ilustrim

Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat dhe sëmundjet e zemrës

Sipas të dhënave, një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt.

Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës.

Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë.

Idea se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar, thonë të dhënat e ekspertëve.

Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku.

Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë.

Ushqimet e lartpërmendura sipas eskpertëve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.

Si të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:

  • Kryeni aktivitet të rregullt fizik
  • Mos pini duhan
  • Zgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.
  • Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Burime të mira të vitaminës E

– Gruri;
– Bajamet;
– Orizi kaf;
– Arrat.

Burime të mira të vitaminës C

– Specat;
– Portokallet;
– Qitro;
– Qershitë;
– Brokoli;
– Luleshtrydhet;
– Kivi;
– Shpargu;
– Boronicat;
– Ananasi;
– Domatet.

Po multivitaminat?

Multivitaminat e blera në farmaci përmbajnë një sasi të mirë vitaminash, por jo sasinë e duhur të vitaminës E dhe C të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës.

Mjekët arsyetojnë se njeriu duhet të marrë 400 njësi të vitaminës E në ditë dhe 500 mg të vitaminës C dy herë në ditë, përmes ushqimit të shëndetshëm, ose suplementeve të vitaminave nëse këshillohen nga mjeku.