🥕 Përfitimet shëndetësore të lëngut të karotës

Karota është një perime rrënjë, zakonisht në ngjyrë portokalli. Ekzistojnë edhe varietete në ngjyrë të purpurt, të kuqe, të bardhë dhe të verdhë. Pjesa që hahet e karrotës është rrënja.

Karota luan një rol vendimtar në sistemin tonë imunitar. Ajo nuk ka kolesterol dhe ka fuqi të madhe për të shkatërruar qelizat e para kanceroze te njerëzit.

Një burim i pasur i acidit pantothenic, mangan, beta-carotene, fibra dietike, vitamina (B6, K, C) dhe bakër.

Karota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj, ajo lufton kundër kacerëve të ndryshme si mushkërive, lëkurës dhe gojës. Hahet e gatuar ose e papërpunuar. Duhet të konsumohet çdo ditë.

Prandaj këto janë 10 përfitimet shëndetësore të lëngut të karotës:

1. Burim i fibrës: Karota është e pasur me fibër dhe ndihmon metabolizmin.

2. Është e mirë për mëlçinë: Karota redukton yndyrën në mëlçi dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit.

3. E pasur me vlera ushqyese: Karota është e pasur me magnez, zink, mangan, fosfor dhe vitaminat A, C, E dhe K.

4. Kundër kancerit: Karota është e pasur me vitaminën E, që pengon rritjen e qelizave kancerogjene.

5. Ka pak kalori: Karota ka shumë pak kalori, duke ndihmuar kështu në kontrollin e peshës së trupit.

6. Forcon kockat: Karota është e pasur me vitaminën A, e cila përmirëson shikimin dhe forcon kockat.

7. Mban zemrën të shëndetshme: Sasitë e shumta të kaliumit ndihmojnë në kontrollin e kolesterolit dhe janë të mirë për shëndetin e zemrës.

8. Antioksidues: Karota është e pasur me vitaminat A dhe C, të cilat janë antioksidues shumë të mirë.

9. Lufton stresin: Duke qenë se është e pasur me minerale dhe vlera ushqyese, karota shërben si ilaç bimor. Ajo rigjallëron trupin dhe mendjen.

10. Kundër inflamacionit: Karota parandalon inflamacionin kronik, si artritin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.