Përfitimet shëndetësore nga ngrënia e një veze në mëngjes

Ngrënia e një veze në ditë mundet t’ju vijë në ndihmë kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Heart, të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 18 përqind më pak të rezikuar nga vdekja e parakohshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

I njëjti studim thotë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 28 përqind më pak të rrezikuar nga ishemia apo hemoragjia cerebrale. Në studim u analizuan të dhënat e plot 400,000 të rriturve. Ata ishin të moshave nga 30 deri në 79 vjeç.

Ndërsa, studime të tjera analizuan regjimin ushqimor të pjesëmarrësve dhe sasinë e vezëve të konsumuara prej tyre.

Në harkun kohor të nëntë viteve, ata regjistruan të dhënat shëndetësore, duke u përpjekur për të kuptuar rolin e vezëve në shëndet. Njerëzit që kishin një konsum mesatar të vezëve – një herë në ditë- kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare.Këtu përfshihet ataku në zemër, ishemia, hemoragjia cerebrale e sëmundje të tjera të të njëjtit grupim.

Vlerat e vezëve për organizmin

Kolina

Shkencëtarët kanë  provuar se kolina, kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit. Nëse hani vezë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në rënien e kujtesës.

Sy të mprehtë

Vezët e pulave janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitaminë D dhe kalçium

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Vezët janë të pasura me vitaminë D e cila ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçiumin dhe për të forcuar kockat dhe dhëmbët.

Më shumë vitaminë B

Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë. Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Elementet që përmbajnë vezët e pulës promovojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia.

Rënie në peshë

Shkencëtarët dolën në përfundimin se nëse kombinoni një dietë me pak kalori me vezët për mëngjes, humbni peshë dy herë më shpejt. Një mëngjes i tillë ju ngop për një kohë të gjatë, duke ju lejuar të ulni sasinë e ushqimit të konsumuar brenda një dite.

RAPORTO