Miratohet në parim Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

para 47 dite

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash shqyrtimin e parë të Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Projektligji u votua me 61 vota për, asnjë kundër dhe një votë abstenuese.

Miratohet në parim Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Foto: Kuvendi i Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e cilësoi këtë Projektligj si një ndër më të rëndësishmit në historinë e shëndetësisë së Kosovës. “Ky Projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tanimë është i pakthyeshëm, dhe si të tillë jemi duke e nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor të Kosovës,” tha Vitia në fjalën e tij para deputetëve.

Projektligji synon të themelojë një fond të qëndrueshëm dhe transparent për sigurimet shëndetësore, duke siguruar qasje të barabartë dhe cilësore në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Me miratimin e parë në Kuvend, pritet që Projektligji të diskutohet edhe më tej në komisionet parlamentare për përmirësimet dhe plotësimet e nevojshme, para se të kalojë përfundimisht.

Etiketat

Ofertat e fundit