Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave
Citroni, portokalli dhe molla mund ta zvogëlojnë fuqinë thithëse të organizmit, gjë që mund të çojë në një efektivitet më të ulët të barnave. Shkencëtarët kanadez kanë zbuluar se lëngjet e këtyre pemëve, mund ta zvogëlojnë efektivitetin e barnave të cilat shfrytëzohen për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe infeksioneve. Lëngjet ndikojnë negativisht edhe…
Foto: Composition of fruits and glasses of juice
Citroni, portokalli dhe molla mund ta zvogëlojnë fuqinë thithëse të organizmit, gjë që mund të çojë në një efektivitet më të ulët të barnave.
Shkencëtarët kanadez kanë zbuluar se lëngjet e këtyre pemëve, mund ta zvogëlojnë efektivitetin e barnave të cilat shfrytëzohen për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe infeksioneve.
Lëngjet ndikojnë negativisht edhe mbi barnat të cilat shfrytëzohen për ndalimin ‘e refuzimit’ të organeve të transplantuara.
“Kemi zbuluar se citruset dhe lëngjet e disa frutave tjera mund ta zvogëlojnë absorbimin oral të barnave të caktuara. Kjo reflektohet negativisht ndaj efektivitetit të barnave të cilat janë veçanërisht të rëndësishme gjatë trajtimit të disa gjendjeve më serioze medicinale”, kanë bërë të ditur studiuesit kanadez, transmeton Telegrafi.
Studiuesit kanë vërtetuar se lëngjet e citruseve, portokallit dhe mollës, kishin ndikuar negativisht në barnat kundër kancerit, disa antibiotikë si dhe në beta-bllokuesit, të cilët shfrytëzohen për rregullimin e presionit të rritur të gjakut si dhe për parandalimin e infarktit.
Lëngjet e këtyre frutave po ashtu ndikojnë në cyclosporine, bar i cili shfrytëzohet për ndalimin e refuzimit që organizmi iu bën organeve të transplantuara.
Këto janë vetëm një pjesë e barnave, me të cilat këto lëngje reagojnë. Me vazhdimin e studimeve pritet që lista e barnave tek të cilat lëngjet ndikojnë, të shtohet edhe më shumë.
Etiketat
Fillon realizimi i projektit në QMF-Duhël, synohet përmirësimi i kushteve për pacientët
Aktuale para 30 dite
Dr. Qëndrim Zenelaj nga Suhareka, pjesë e skenës ndërkombëtare të gastroenterologjisë
Aktuale para 35 dite
IKShPK: 224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar
Aktuale para 37 dite