Kripa e tepërt mund të dëmtojë zemrën brenda 30 minutave

13.02.2020

Ushqimet me shumë kripë brenda një kohe të shkurtër shkatërrojnë elasticitetin e venave të gjakut dhe mund të dëmtojnë zemrën. Sipas kërkuesve të qendrës studimore shkencore dhe industriale të Komonuelthit në Australi ende nuk dihen efektet afatgjata të ushqimeve me shumë kripë, por kërkimet e fundit tregojnë se kripa ndikon shumë shpejt tek tensioni i […]

Kripa e tepërt mund të dëmtojë zemrën brenda 30 minutave Foto: Ilustrim

Ushqimet me shumë kripë brenda një kohe të shkurtër shkatërrojnë elasticitetin e venave të gjakut dhe mund të dëmtojnë zemrën.

Sipas kërkuesve të qendrës studimore shkencore dhe industriale të Komonuelthit në Australi ende nuk dihen efektet afatgjata të ushqimeve me shumë kripë, por kërkimet e fundit tregojnë se kripa ndikon shumë shpejt tek tensioni i gjakut madje edhe tek personat e shëndetshëm.

Efekti i këtyre ushqimeve është tamam si përgjigja që jep trupi i njeriut kur konsumon yndyra dhe arrin ngopjen.

Sipas këtyre kërkuesve 30 minuta pas ngrënies së ushqimeve me kripë dallohen ndryshime të qarta në aftësitë e venave të gjakut. Ky kërkim tregon se venat e gjakut tek personat që hanë rregullisht ushqime me shumë kripë janë sa gjysma e venave tek personat normal ku ky fenomen qëndron në këtë gjendje për 3 orë pas ngrënies.

Ky ndryshim mund të shkaktoj bllokimin e gjakut dhe si përfundim nuk ka forme tjetër përveçse infarktit të zemrës për të pasionuarit pas ushqimeve me kripë.