Kosova shënon Ditën Botërore HIV/AIDS
Kosova i bashkohet sot shënimit të Ditës Botërore të HIV/AIDS, një datë që synon të rrisë ndërgjegjësimin global për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë, institucioneve relevante dhe organizatave joqeveritare.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të trajtojë masat parandaluese, sfidat aktuale dhe politikat e domosdoshme për menaxhimin e HIV/AIDS në vend. Sipas të dhënave të fundit, Kosova vazhdon të ketë një numër të ulët rastesh, por autoritetet shëndetësore theksojnë se niveli i testimeve mbetet shqetësuesisht i ulët, ndërsa stigmatizimi ende paraqet një pengesë serioze në identifikimin dhe trajtimin e personave të prekur.
Ministria e Shëndetësisë ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të edukatës shëndetësore në komunitet, promovimit të informimit të saktë dhe të qasjes së sigurt në medikamente dhe shërbime. Tryeza e sotme pritet të shërbejë si platformë për diskutimin e politikave të reja, zgjidhjeve afatgjata dhe mënyrave për të përmirësuar qasjen në shërbime për të gjithë qytetarët, pa diskriminim.
Shënimi i kësaj dite përbën një thirrje të përbashkët për solidaritet, informim dhe veprim ndaj HIV/AIDS, duke theksuar se parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për ruajtjen e shëndetit publik.
Etiketat
Fillon realizimi i projektit në QMF-Duhël, synohet përmirësimi i kushteve për pacientët
Aktuale para 30 dite
Dr. Qëndrim Zenelaj nga Suhareka, pjesë e skenës ndërkombëtare të gastroenterologjisë
Aktuale para 35 dite
IKShPK: 224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar
Aktuale para 37 dite