Këto ushqime sigurojnë vitaminat e duhura për të luftuar gripin

05.10.2021

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë se kush janë vitaminat që kanë nevojë trupi për të luftuar gripi. Vitaminat që ju nevojiten Vitaminat që nxisin sistemin imunitar janë A, C dhe D3. Kombinuar me probiotikë dhe zink, ju keni një recetë të mirë natyrale kundër gripit. Gjatë dimrit, ju keni mungesë të vitaminës D, sepse […]

Këto ushqime sigurojnë vitaminat e duhura për të luftuar gripin Foto: Ilustrim

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë se kush janë vitaminat që kanë nevojë trupi për të luftuar gripi.

Vitaminat që ju nevojiten

Vitaminat që nxisin sistemin imunitar janë A, C dhe D3. Kombinuar me probiotikë dhe zink, ju keni një recetë të mirë natyrale kundër gripit. Gjatë dimrit, ju keni mungesë të vitaminës D, sepse nuk jeni të ekspozuar ndaj diellit, gjë që do të forconte sistemin tuaj imunitar.

Ushqimet që ju japin vitamina

Përveç suplementeve të vitaminave, është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitamina A dhe C. Antioksidantët që ato përmbajnë zvogëlojnë stresin oksidativ në trupin tuaj dhe veprojnë në mënyrë efektive në sistemin imunitar. Nutricionistët rekomandojnë të hani patate të ëmbla, karrota, lakër jeshile dhe kungull të njomë për vitaminën A. Gjithashtu hani speca, kivi, luleshtrydhe, portokall, brokoli dhe majdanoz për vitaminë C.

Zinku dhe probiotikët

Zinku është treguar se zvogëlon kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave të gripit. Ushqimet e pasura me këtë element janë: butakët, prodhimet e detit, fasulet, thjerrëzat, arrat dhe soja.