Ja cilat ushtrime mbrojnë shëndetin e kockave
A duhet të shqetësohemi për shëndetin e kockave, dhe nëse po, cilat janë ushtrimet e duhura për forcimin e kockave? Nivelet e hormonit mashkullor testosteron fillojnë të bien me kalimin e moshës, dhe mund të mos jenë të mjaftueshme për mbajtjen e kockave të forta. Gjatë jetës njeriu mund të pësojë fraktura të kockave. Nëse…
A duhet të shqetësohemi për shëndetin e kockave, dhe nëse po, cilat janë ushtrimet e duhura për forcimin e kockave?
Nivelet e hormonit mashkullor testosteron fillojnë të bien me kalimin e moshës, dhe mund të mos jenë të mjaftueshme për mbajtjen e kockave të forta. Gjatë jetës njeriu mund të pësojë fraktura të kockave. Nëse kjo ndodh në moshë të re, probabiliteti për ripërtëritje dhe shërim të shpejtë të kockave është më i lartë. Por, me moshimin, fillon të ulet masa kockore dhe densiteti, kështu kockat bëhen më të ndjeshme ndaj frakturave. Lajmi i mirë është që jo çdo i moshuar zhvillon probleme me kockat, dhe mund të ngadalësoni procesin e dobësimit të kockave me ushtrime.
Cilat ushtrime ndihmojnë në mbrojtjen e kockave?
Ekspertët rekomandojnë ushtrimet që stimulojnë formimin e masës kockore duke ushtruar presion në kocka, sidomos në artikulacione dhe shpinë, pjesët që preken më shumë nga frakturat. Shembuj të këtyre ushtrimeve: ecja, ngjitja e shkallëve, hiking, vrapimi apo edhe kërcimi.
Kërcimi me litar është një tjetër ushtrim i mirë për forcimin e kockave. Këto lloje ushtrimesh mund t’i kryeni në natyrë ose palestër, duke u ndjekur edhe nga një instruktor.
Etiketat
Fillon realizimi i projektit në QMF-Duhël, synohet përmirësimi i kushteve për pacientët
Aktuale para 30 dite
Dr. Qëndrim Zenelaj nga Suhareka, pjesë e skenës ndërkombëtare të gastroenterologjisë
Aktuale para 35 dite
IKShPK: 224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar
Aktuale para 37 dite