Instituti i Shëndetësisë së Kosovës publikon masat për parandalimin e koronavirusit

Bota po përballet me shfaqjen e virusit vdekjeprurës, i cili shkaktoi mbi 100 vdekje dhe ka infektuar mijëra të tjerë.

Koronavirusi, i cili shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, ka prekur perosna edhe në të paktën 16 vende të tjera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publlikuar disa masa që mund të ndermirren për parandalimin e pneumonisë.

1. Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekomda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populuara me njerëz!
7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!