Gumëzhitja e pakëndshme në veshë

30.01.2024

Stomatologu dr. George Magulak ka ndërtuar një aparat i cili gumëzhitjen e padurueshme e shndërron në përjetim të këndshëm

Gumëzhitja e pakëndshme në veshë Foto: Ilustrim

NUK ka ilaç për gumëzhitjen e veshëve, mirëpo ekziston mënyra që ky çrregullim, nga i cili vuajnë pothuajse 50 milionë njerëz, së paku të zbutet.

Pas përvojës personale me gumëzhitjen e pakëndshme, stomatoloug dr. George Magulak nga qendra mjekësore “Henry Ford” në Michigan, ka ndërtuar një aparat i cili gumëzhitjen e padurueshme e shndërron në përjetim të këndshëm.

Aparati emeton muzikë qetësuese, në ritëm të rrahjes së zemrës derisa pushojmë, kështu që gumëzhitja në veshë kalon në prapavijë dhe pushon të shqetësojë.

Pacientët bartin aparatin e vogël prej dy deri katër orë në ditë, ndërkaq pas gjashtë muajve të terapisë, simptomat janë më të buta në 91 për qind të rasteve.

Gumëzhitja bëhet më e qetë dhe më pak pengon jetën e përditshme – shpjegon audiologu Karrie Slominski dhe shton që ky aparat neorumonik në Amerikë është në dispozicion me recetë, edhe pse akoma është në përdorim eksperimental.