E keni lënë duhanin, kaq kohë i nevojitet zemrës që të rikuperohet

04.12.2021

Një studim thotë se duhet të kalojnë 15 vjet nga lënia e cigares që të ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës. Studimet paraprake sugjeronin se rreziku stabilizohet brenda pesë vjetësh, mirëpo hulumtimet e reja kanë treguar se kjo kohë mund të jetë më e gjatë. Në studim janë përfshirë rreth 8,700 persona në një kohë […]

E keni lënë duhanin, kaq kohë i nevojitet zemrës që të rikuperohet Foto: Ilustrim

Një studim thotë se duhet të kalojnë 15 vjet nga lënia e cigares që të ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Studimet paraprake sugjeronin se rreziku stabilizohet brenda pesë vjetësh, mirëpo hulumtimet e reja kanë treguar se kjo kohë mund të jetë më e gjatë.

Në studim janë përfshirë rreth 8,700 persona në një kohë 50-vjeçare.

Shkencëtarët zbuluan se zemrës i duhen më shumë se 10 vite që të normalizohet nga dëmtimi i shkaktuar nga nikotina dhe kimikatet e tjera.

Ky raport është i pari që ka analizuar kohën e nevojshme për ‘zhbërjen’ e dëmtimeve që i shkaktohen zemrës nga konsumimi i duhanit.