Dozat e vogla të aspirinës e zvogëlojnë rrezikun e kancerit

Dozat e vogla ditore të aspirinës mund t’ju ndihmojnë ta zvogëloni rrezikun për të vdekur nga kanceri, e veçanërisht nëse i keni shtuar disa kilogramë.

Marrja e aspirinës tri apo më shumë herë brenda jave ndërlidhet me rrezik më të ulët të vdekjes nga kanceri, por edhe të vdekjes nga çfarëdo shkaktari tjetër.

Efektet mbrojtëse të aspirinës vërehen në veçanti mes njerëzve që janë mbipeshë – tek ata të cilët kanë një indeks të masës trupore prej 25 deri në 29.99.

Dozat e vogla të aspirinës e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga kanceri për 15% dhe e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga shkaktarët tjerë për 19%.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.