Disa mënyra natyrale për t’i ulur yndyrat në gjak

10.03.2020

Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës kërkon nivele të ulëta të yndyrave apo kolesterolit në gjak. Kolesteroli i keq shkakton trashjen e gjakut, duke i çelur rrugën bllokimit të furnizimit me gjak të trurit, zemrës, këmbëve apo veshkave. Një gjë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë atak në zemër, por edhe vdekje të parakohshme. […]

Disa mënyra natyrale për t’i ulur yndyrat në gjak

Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës kërkon nivele të ulëta të yndyrave apo kolesterolit në gjak.

Kolesteroli i keq shkakton trashjen e gjakut, duke i çelur rrugën bllokimit të furnizimit me gjak të trurit, zemrës, këmbëve apo veshkave. Një gjë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë atak në zemër, por edhe vdekje të parakohshme.

Kufizoni yndyrat me bazë shtazore

Ekspertët thonë se për uljen e kolesterolit duhet të shmangni yndyrat me bazë shtazore, mishrat e përpunuar, mishin e kuq me dhjamë apo atë të shpendëve me lëkurë. Po ashtu, për uljen e kolesterolit duhen shmangur produktet e bulmetit me yndyra të plota, të cilat rrisin kolesterolin e keq.

Më Shumë fibër

Ushqimet e pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Përzgjidhni tërshërën, farat e bluara të linit, elbin, bishtajoret, frutat dhe perimet e nëntokës.

Perimet

Ekspertët thonë se njeriu duhet të ketë të paktën një vakt të gjithin bimor një herë në javë. Këtu përfshihen fasulet apo thjerrëzat që ofrojnë proteinë me bazë bimore.

Kujdes te karbohidratet

Studimet tregojnë se konsumi i ulët i karbohidrateve ndihmon jo vetëm në rënien në peshë, por edhe në pakësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Zgjidhni tërshërën, fasulet, thjerrëzat dhe frutat që japin shumë energji, por edhe ju ngopin.

Humb në peshë

Nëse jeni mbipeshë apo obezë, angazhohuni për të rënë në peshë. Kjo e fundit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe ka ndikim pozitiv në shëndet.

Lëvizni më shumë

Ekspertët rekomandojnë deri në 90 minuta aktivitet fizik në ditë, së paku ecje. Aktivitete të tilla rrisin ritmin e zemrës dhe vënë në përdorim shumë muskuj.

Kujdes me ritmin 

Aktiviteti fizik duhet të jetë i një intensiteti mesatar dhe më pas duhet të avancojë në ushtrime të intensitetit të lartë në 2 herë në javë.

Lëvizni

Çelësi i suksesit të një regjimi ushqimor apo aktiviteti fizik është qëndrueshmëria. Nëse kryeni aktivitet fizik rregullisht dhe pa ndërprerje, niveli i triglicerideve do të bjerë me të paktën 24 për qind.

Etiketat