Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

para 24 dite

Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën një herë në jetën e tyre.

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

Zakonisht thumbimi nga bleta prodhon një ënjtje të dhimbshme, që kruhet dhe që mund të jetë shqetësuese për disa ditë.

Nëse jeni thumbuar nga një bletë, ju duhet ta hiqni thumbin e bletës. Heqja e thumbit kufizon sasinë e helmit të lëshuar në gjak dhe është tjet e rëndësishme koha. Ju duhet të përpiqeni të hiqni thumbin sa më shpejt që të jetë e mundur – nëse keni gërvishtje, hiqni atë me piskatore.

Në rastet e zakonshme, kur pasojat e thumbimit janë fare të vogla, mënyrat shtëpiake të kurimit janë gjithmonë efikase. Mbasi të keni hequr thumbin me piskatore, për të shfryrë pjesë e thumbuar dhe për të lehtësuar djegien, si dhe për të dezinfektuar, mund të përdorni akull, mjaltë, pastë dhëmbësh, limon, qepë dhe ujë me kripë.

Për ata që nuk kanë pasur kurrë reaksion alergjik dhe pas thumbimit shfaqin simptomat si vështirësi frymëmarrje, marramendje dhe dhimbje stomaku, duhet të shkojë urgjent në spital, ndërsa ata që kanë alergji ndaj helmit duhet të kenë gjithmonë me vete një përgatitje me bazë adrenaline – i vetmi antialergjik i fuqishëm që reagon menjëherë në fazën akute.

A e dini çka është KODI 95?
Voto